Politologu Albinot Maloku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, duke theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse, që mban një pozicion të fortë në rrethana aktuale dhe e fuqizon vendin në raportet ndërkombëtare dhe në rrugëtimin e saj integrues, raporton Ekonomia Online.
Për këtë, sipas tij, duhet të ketë një partneritet të pranueshëm mes partisë më të madhe dhe njërës nga partitë e vogla opozitare, për të ruajtur stabilitetin politik të vendit.
Maloku për Ekonomia Online ka thënë se qytetarët në këto zgjedhje dhanë një mundësi të madhe për mbrojtjen e demokracisë në vend.
“Të pritshme kanë qenë, qytetarët i dhanë edhe opozitës mundësin për të mbrojtur demokracinë në vendin ton. Ajo çfarë ngelet është se sa do të ketë maturi, sidomos i pari pas këtij procesi zgjedhor edhe pse nuk është që tregoj maturi duke u nisur nga ajo që pat pas mbyllëse së procesit zgjedhor që ishte një fjalor i agravuar e ofendues dhe përjashtues që ka qenë në traditën e qeverisej deri më tani edhe që nuk i duhet Kosovës, për shumë arsye. Kosova ka nevojë për një qeveri përfshirëse dhe që ruan maksimalisht pozicionin e Kosovës në rrethana aktuale, duke e fuqizuar atë me raportet ndërkombëtarë, duke e fuqizuar atë në rrugëtimin e saj integrues. Kjo mund të bëhet nëse do të kemi një partneritet të pranueshëm mes të madhit dhe njërit nga të vegjlit e opozitës, për të ruajtur pozicioni aktual të Kosovës në gjitha rrafshet”, ka thënë ai.
Duke analizuar performancën e partive në zgjedhje, Maloku ka vlerësuar se PDK-ja kishte kandidatin më të mirë dhe më të denjë për të udhëhequr me vendin, ndërsa LDK-ja tentoi një maskim të dobësive të saj, por u përball me disa defekte që ndikuan në rezultatin përfundimtar.
Po ashtu, ai ka theksuar se AAK-ja dhe koalicioni me Nismën treguan që kanë një votues besnik, pavarësisht mungesës së fuqisë së pushtetit, ndërsa për Koalicionin për Familjen tha se, ndonëse nuk pritej të kishte ndikim të madh, arriti një rezultat të kënaqshëm në një kohë të shkurtër angazhimi politik.
“PDK-ja ka pasur kandidatin më të mirë dhe më normal për tu udhëhequr me vendin, kjo ka qenë një gjetje e mirë e PDK-së. LDK-ja gjithsesi provoj maksimumi e saj, mirëpo defektet janë përcjellës në kuptimin e shumë efekteve anësor që i dhanë këtë pozicion që mund të konsiderohet rritje, por jo sa ishte pritur nga ata. Dhe AAK-ja dhe koalicion me Nisma tregoj që ka votuesin e vetë besnik duke u nisur nga mos pasja e fuqisë se pushtetit për sa kohë edhe duke mbajtur këtë numër votash tregoj që AAK ka një votues besnik. Ishte edhe një subjekt tjetër politike që të them të drejtën nuk është se pritje që të ketë fuqinë e vetë Koalicioni për Familjen, mirëpo edhe ky ishte një arritje e mirë e tyre duke u nisur nga koha e shkurtër që e patën në angazhimin e vetë politik”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
Ai ka thënë se qytetarët kanë treguar emancipim kulturor dhe demokratik më të madh se subjektet politike. Sipas tij, votuesit nuk e pranuan si të mirëqenë autokracinë dhe refuzuan që Kosova të shndërrohet në një sistem politik të ngjashëm me atë të Shqipërisë dhe Serbisë.
“Çështja e parë është se me 9 shkurt të këtij viti, qytetarët e Kosovës treguan emancipim kulturorë më të madh se sa subjektet politike në vendin tonë. Ata nuk e pranuan si të mirëqenë autokracinë, nuk e pranuan si të mirëqena që Kosova të shndërrohet në një mënyrë të jetës politike siç është në Shqipëri dhe Serbi. Treguan për një demokraci secilit i dhanë meritën sa ata e kanë merituar dhe përgjegjësish kanë qenë në vazhdën e emancipimit kulturorë dhe demokratik që po i ndodh demokracisë më të re që është Kosova”, ka thënë ai.