Mamadou Danfa largohet nga Ballkani

Prishtinë | 08 Qer 2024 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti Mamadou Danfa është larguar nga skuadra e Ballkanit.

Sulmuesit senegalez i ka përfunduar kontrata dhe nuk kanë arritur marrëveshje të re.


Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i Ballkanit ka njoftuar largimin e Mamadou Danfas.

”Faleminderit Mamadou Danfa! Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin senegalez ka përfunduar, andaj klubi e falenderon sulmuesin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karierës së tij. Good luck, Danfa!”, thuhet në njoftim.

Ballkani u shpall kampion i Superligës për herë të tretë radhazi, gjersa do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Të ngjashme