Maqedoni: Pas referendumit bëhen edhe ndryshimet kushtetuese

Prishtinë | 15 Sht 2018 | 18:38 | Nga

Referendumi i 30 shtatorit do t’i hap rrugë ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se menjëherë pas marrjes së përgjigjes nga qytetarët e vendit do të merren hapat konkretë për të bërë ndërhyrjet në kushtetutë, me ç’rast do të figurojë emri i ri i “Republikës së Maqedonisë së Veriut” në vend të emrit aktual.

Ndryshime të tilla do të ketë në nenin 3, 49 dhe në preambulë ku do të përforcohen vendimet e ASNOM-it për liri, demokraci e unitet të qytetarëve, shkruan Zhurnal.

Sipas kryeministrit, i tërë ky proces do të zgjasë rreth 106 ditë.

“Kë shtë procesi që e presim pas referendumit dhe sigurisht në fund votimi në Parlamentin grek i cili për mua dëshmon punë të garantuar nga Greqia dhe si përfundim zbatim të marrëveshjes miqësore që kemi arritur”, ka thënë Zaev.

Në Maqedoni janë bërë iniciativa për shfuqizim të referendumit. Ndërsa në anën tjetër, zyrtarë ndërkombëtarë po bëjnë vizita të njëpasnjëshme për t’i dhënë mbështetje votës pro më 30 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme