Marmullakaj në UBT prezantoi planifikimet strategjike të Qeverisë

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 13:13 | Nga

Drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik në Qeverinë e Kosovës, Qemajl Marmullakaj, ka mbajtur ligjëratë për studentët e UBT-së, respektivisht të fakultetit të Shkencave Politike, Medias dhe Komunikimit dhe Juridikut, me ç’rast trajtoi temën: “Planifikimi i Politikave dhe Procesi i Vendimmarrjes në Qeverinë e Kosovës”.

Marmullakaj për studentët e UBT-së, ka shpalosur dokumentet strategjike dhe planifikuese që i ka hartuar zyra të cilin ai e drejton, e që janë në pajtim me prioritetet e përgjithshme të Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se këto strategji lidhen drejtpërdrejtë me prioritetet qeveritare, teksa shtoi se Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016 -2021, paraqet prioritetet më të larta të Qeverisë së Kosovës në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit, të orientuar nga agjenda zhvillimore drejt integrimeve evropiane në të gjitha fushat.

Ndërkohë, duke folur për dokumentet e tjera si ajo për rishikimin e sektorit të sigurisë, Marmullakaj tha se është proces i iniciuar nga Qeveria e vendit, në bazë të së cilit mundësohet analizimi për nevojat e ardhshme në sektorin e sigurisë.

Sa i përket Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, ai ka thënë se është dokumenti kryesor i cili paraqet bazën e hartimit të buxhetit të Kosovës.

Marmullakaj tutje ka bërë të ditur se Integrimi Evropian është një synim kombëtar, andaj, planifikimi strategjik zhvillon dhe koordinon asistencën e jashtme.

UBT, çdo javë po organizon ligjërata dhe bashkëbisedime me personalitete të njohura vendore e ndërkombëtare, me qëllim të informimit dhe ndërgjegjësimit të studentëve për proceset ndikuese dhe me rëndësi për shoqërinë tonë dhe më gjerë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme