Juventus konfirmon Higuainin, ndalohet largimi i Pogbas

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 19:02 | Nga

Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marrotta ka konfirmuar se klubi ka transferuar Gonzalo Higuainin nga Napoli, kurse ka komentuar edhe të ardhmen e Pogbas.

59 vjeçari ka folur para gazetarëve në zyrat qendrore të Lega Calcio, kur e kishte dorëzuar dokumentacionin e sulmuesit argjentinas në Federatë, raporton ‘Football-Italia’.

“E depozituam kontratën e Gonzalo Higuainit. Ka përfunduar gjithçka”, është shprehur Marrotta.

Higuain bashkohet me kampionin italian për 94 milionë euro, dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Kurse për transferimin e mundshëm të Pogbas në United ka thënë se momentalisht gjithçka është ndaluar.

“Pogba drejt Unitedit? Do të shohim kur gjithçka të përfundojë. Momentalisht gjithçka është ndaluar”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme