Materniteti në Podujevë pa mjek kujdestar

Podujevë | 21 Gus 2017 | 09:01 | Nga

Në komunën e Podujevës gratë shtatzëna nuk mund të marrin ndihmë mjekësore pas orës 20:00, kjo për faktin së në maternitetin e kësaj komune pas kësaj ore nuk ka asnjë mjek kujdestar.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Zaim Thaçi, thotë se gjatë ditës punojnë dy mjekë, por në mbrëmje nuk kanë kapacitet që ta angazhojnë një mjek kujdestar.

Gratë shtatzëna në komunën e Podujevës për një komplikim më të thjeshtë gjatë mbrëmjes duhet të drejtohen drejt QKUK-së, në Prishtinë, pasi që në komunën e tyre nuk mund ta marrin ndihmën e nevojshme.

Kjo për faktin së në maternitetin e kësaj komune pas orës 8:00 të mbrëmjes nuk ka asnjë mjek kujdestar, aty qëndron një motër medicionale e cila pothuajse të gjitha rastet i drejton për në QKUK.

Drejtori i QKMF-së në Podujevë, Zaim Thaçi, thotë se gjatë ditës janë të angazhuar dy mjekë, ndërsa në mbrëmje nuk ka asnjë dhe se të gjitha rastet i dërgojnë në QKUK, në Prishtinë.

“Ne nuk kemi repart, kemi vetëm maternitet, materniteti është 24:00 orë, por mjekët punojnë vetëm 12:00 orë. Janë dy mjekë të cilët punojnë me dy ndërrime, por që pas orës 8:00 të mbrëmjes nuk ka mjek kujdestar në këtë maternitet. Aty kemi një motër medicionale e cila pothuajse të gjitha rastet i drejton në QKUK, pasi nuk mund t’u dalim në ndihmë. Nuk kemi kapacitet që të kemi gjinekolog kujdestar. Tashmë në komunën tonë është ndërtuar spitalin i ri, por ai ende nuk është në funksion. Ne si QKMF në Podujevë nuk kemi asgjë në dorë për këtë çështje. Të gjitha rastet emergjente në komunën tonë gjatë kësaj kohe dërgohen në QKUK, në Prishtinë, pasi që ne nuk mund t’u japim ndihmë këtyre rasteve për shkak të mungesës së mjekëve gjinekologë”, ka thënë Thaçi.

E lidhur me këtë problem në komunën e Podujevës thonë së janë duke e pritur tash e një vit Ministrinë e Shëndetësisë që ta vënë në funksion spitalin e ri.

Nazmi Elezi, zyrtar për informim, ka bërë të ditur se në kuadër të spitalit të ri është i paraparë edhe reparti i gjinekologjisë, repart ky që do ta ndryshonte këtë gjendje që është aktualisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme