Mbahet aktivitet etno-kulturor me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeu

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Në muzeun Ento Kastrioti në Isniq të Deçanit, është mbajtur një aktivitet etno-kulturor me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në këtë organizim janë shfaqur artefakte nga periudha të ndryshme historike përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë manifestim ishte edhe kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, dhe deputetja Teuta Haxhiu, por edhe një numër i madh qytetarësh.

Pjesë e manifestimit ishte edhe sofra me ushqime tradicionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme