Mbante çeken të mbyllur në shtëpi, arrestohet pejani

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 11:56 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i cili mbante të mbyllur në dhomë një femër nga Çekia.

“Gjatë një pune hetimore është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti duke përdorur dhunë kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë në shtëpinë e tij viktimën femër shtetase të Çekisë e cila ishte e raportuar person i humbur nga autoritetet çeke.

Në posedim të personit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie 12 mm, një pistoletë 4.5 mm dhe një pushkë ajrore 5 mm”, thuhet në raport.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme