Mbappe më i mirë se Ronaldo në moshën e tij

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 13:05 | Nga

Mbappe është njeriu i momentit në modë në botën e futbollit. Gjysma e Evropës ka kaluar nga Monako për ta kërkuar perlën e re franceze dhe nuk është një rastësi. Te Real Madridi janë në pritje të vendimit përfundimtar të Cristiano Ronaldo, do të qëndrojë apo jo. Nëse portugezi në fund vendos të ndryshojë klub, atëherë në krye të listës së zëvendësuesve të mundshëm është Kylian Mbappe.

Një operacion që tifozët e Real Madridit do të duan të bëhet me ose pa CR7 në skuadrën e tyre. Sulmuesi adoleshent i Monakos ka premisat e një futbollisti, që do të bëjë epokë në futboll. Nuk është vetëm talenti, por edhe numrat që sugjerojnë një të ardhme të jashtëzakonshme për talentin që është vetëm 18-vjeç e gjysmë. Madje, statistikat e tij janë edhe më të mira se ato të Cristiano Ronaldos, në të njëjtën moshë.

Francezi debutoi zyrtarisht në futbollin profesionist kur ishte 16 vjeç e 11 muaj, ndërsa me Roaldon kjo ka ndodhur kur ishte thuasje një vit më i madh, pra kur ishte 17 vjeç e gjysmë. Golin e parë zyrtar, Mbappe e ka shënuar kundër Troyes, në Ligën e Parë Franceze, në moshën 17 vjeç e gjashtë muaj, ndërsa Criastiano e realizoi 17 vjeç e tetë muaj ndaj Moirenses, kur luante me Sportingun e Lisbonës.

Portugezi duhet të kalonte të 20-tat për të gjetur golin e tij të parë në Champions, ndërsa Mbappe deri tani ka shënuar 6 gola, të parin ndaj Manchester City në “Etihad”, 18 vjeç e gjashtë muaj. Francezi është nga ato talente të futbollit, që spikasin çdo 10 vjet.

Është aktivizuar në 60 ndeshje zyrtare si profesionist, ndërsa Ronaldo në të njëjtën moshë regjistronte gati gjysmën e kësaj shifre, 31 ndeshje.

Në moshën e Mbappe, ylli i Real Madridit kishte shënuar vetëm 5 gola si profesionist, ndërsa sulmuesi aktual i Monakos ka arritur shifrën 27.

Edhe në asiste është në favor, në raportin 10 me 7. Gjithshtu, Mbappe ka debutuar në një moshë shumë të re me kombëtaren, 18 vjeç e tre muaj, ndërsa CR7 e veshi për herë të parë fanellën e Portugalisë 18 vjeç e 9 muaj.

Ronaldo ka përparësi në shifra vetëm në kategoritë inferiore, me 15 finalizime përkundrejt 7 të Mbappe. Francezi mund të bëjë hapin e madh, për t’iu bashkuar një prej klubeve më të mëdha në Europë. Ai është një mrekulli e futbollit dhe ka idhull pikërisht Cristiano Ronaldon, i cili mund t’i lërë trashëgiminë te Reali i Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme