Ekonomia Online
FUNDIT

Mbeti i bllokuar në mes të detit, shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë

Mbeti i bllokuar në mes të detit, shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare, e cila e nisur nga Dhërmiu ka arritur të shpëtojë 38-vjeçarin nga Franca. Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund […]

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare, e cila e nisur nga Dhërmiu ka arritur të shpëtojë 38-vjeçarin nga Franca.

Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke mos qenë në gjendje të notonte.

Ai u shpëtua në kohë, u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.

Të ngjashme