Mbi 1 mijë dollarë i kushtoi xhaketa Dua Lipës

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ka marrë vëmendjen në paraqitjen e djeshme në New York. E veshur me plot stil, trupi i Duas vërtet dukej perfekt.

Kosovarja e famshme kishte vënë maskën dhe syzet në kokë, gjersa ishte kombinuar me ngjyrat bardhë e zi.

Xhaketa e saj ishte e markës “Moncler Richard Quinn” dhe çmimi i saj është plot 1435 dollarë.

Megjithatë, as kjo xhaketë luksoze dimërore nuk arrinte të ia mbulonte barkun asaj në stinën e dimrit. Dua është e nominuar për çmimin prestixhioz “Albumi i Vitit 2021” në Grammy.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme