Mbi 2 mijë infermierë të infektuar me Covid-19, 11 të vdekur

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Që nga fillimi i pademisë COVID-19 në Republikën e Kosovës janë ifentuar me këtë virus mbi 2 mijë infermierë, ndërsa 11 nga ta kanë vdekur, shkruan Gazeta Metro.

Sot, shënohet Dita e Infermierit, një ditë ndërkombëtare e shënuar në të gjithë botën më datën 12 maj (përvjetori i lindjes së Florence Nightingale) të çdo viti, për të shënuar kontributet që infermierët i japin shoqërisë.

Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve (ICN) ka festuar këtë ditë që nga viti 1965.

Kujtojmë, që brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.651 raste nga 559.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.217 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.539 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.895.

Të ngjashme