Është mbyllur në Mitrovicë përkohësisht pika grumbulluese e mbeturinave të plastikës që gjendet afër lagjes së Romëve në këtë komunë.
“Kjo pikë është mbyllur pasi që pronari nuk ka poseduar dokumentacionin e nevojshëm, ku nga inspektorët komunalë është konstatuar se grumbullimi i këtyre mbeturinave paraqet rrezikshmëri të lartë për shëndetin e banorëve të kësaj zone”, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës.
Inspektorët komunalë kanë bërë të ditur se gjatë mbylljes së kësaj pike grumbulluese të mbeturinave pronari nuk ishte aty prezent, dhe i dhanë afat prej 5 ditësh për largimin e atyre mbeturinave nga ai lokacion.