Mbyllet rruga ku u aksidentua automjeti i KFORI-t

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Pak më parë në fshatin Konjuh ka ndodhur një aksident mes një automjeti të KFOR-it dhe automjetit që mirëmbante autostradën “Arbën Xhaferi”.

Rreth këtij rasti klankosova.tv ka kontaktuar me Bajram Krasniqi, zëdhënës për rajonin e Prishtinës, i cili tregoi se ështe mbyllur tërë drejtimi i autostradës për Prishtinë.

“Aksidenti ka ndodhur tek aksi i 11-të i autostradës, prej Babushit për kryeqytet, është godit një mirëmbajtës i autostradës. Prej orës 16:55 është mbyll i tërë drejtimi për Prishtinë”.

Krasniqi po ashtu deklaroi se KFORI bashkë me Policinë janë në vendin e ngjarës dhe se i lënduari është sjellë për trajtim në QKUK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme