Mbytet në det te Shkëmbi i Kavajës 68 vjeçari nga Kosova

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 13:11 | Nga

Një 68 vjeçar është mbytur tek shkëmbi i Kavajës. Mësohet se viktima Agur Isufi kishte ardhur për pushime nga Amerika.

Edhe pse iu është dhënë ndihma e parë, raportohet se ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Isufi u transmetua me ambulancë drejt morgut të Durrësit, raporton oranews.

Dyshohet se 68-vjeçari është nga Kosova dhe vetëm pak ditë më parë kishte ardhur në Durrës për të kaluar pushimet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme