Mbytet në Gjirin e Lalëzit 26 vjeçari

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Një 26-vjeçar është mbytyr ditën e sotme në plazhin e Gjirit të Lalëzit.

I riu është identifikuar si shtetasi me inicialet Z.T., banues në qytetin e Durrësit.

Grupi hetimor ndërkohë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T., 26 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të ngjashme