Të hënën më 27 shkurt do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë. Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh. Mbledhja e përbashkët do mbahet në ndërtesën e re të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit […]
Më 27 shkurt mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë, nënshkruhen disa marrëveshje

Të hënën më 27 shkurt do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë.
Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.
Mbledhja e përbashkët do mbahet në ndërtesën e re të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU).
Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për media e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

















