Më 9 tetor, seanca e radhës ndaj ministres Hajdari për aksidentimin e të miturës

Prishtinë | 28 Sht 2023 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është caktuar tashmë seanca e radhës mbi rastin e aksidentimit me veturë të të miturës nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Këtë e ka konfirmuar avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti, i cili tha se seanca është caktuar më 9 tetor në orën 10.30.

Në seancën e 12 tetorit 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë.

Kujtojmë që ekspertiza ka konstatuar se ministrja Hajdari, kishte frenuar me vonesë.

Aksidenti kishte ndodhur më 10 prill të vitit 2022.

Të ngjashme