Më shumë se 5 milionë fëmijë po vuajnë nga uria në Jemen

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 08:54 | Nga

Rritja e çmimeve të ushqimit si dhe rënia e valutës së Jemenit si rezultat i konfliktit, janë dy gjëra që po vënë në rrezik ushqimin e shumë familjeve.

Së fundi, Save the Children paralajmëroi se janë edhe një milion fëmijë të tjerë në rrezik të urisë në Jemen. Organizatat ndërkombëtare bamirëse raportojnë se një total prej 5.2 milionë fëmijësh janë duke u përballur me urinë në Jemen, raporton BBC.

Një tjetër kërcënim vjen nga lufta në qytetin e portit kryesor, Hudaydah, që është pika hyrëse e shumicës së ndihmave për vendet që mbahen nga forcat rebele. Jemeni ishte shkatërruar nga një konfilt që eskaloi në fillimin e vitit 2015, ku rebelët Houthi morën kontrollin e shumicës së pjesës perëndimore të vendit dhe detyruan presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi që ta lëshojë vendin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme