Më shumë se 70 milionë persona në Nigeri janë analfabetë

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Në Nigeri, në vendin që ka rreth 200 milionë banorë, mbi 70 milionë janë analfabetë, transmeton Klan Kosova.

Sekretari i përgjithshëm i Komisioni kombëtar për shkrim-leximin dhe arsim, profesori Abba Haladu, tha se në vend gjenden mbi 70 milionë analfabetë.

Ai tërhoqi vëmendjen se mbi 11 milionë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkolla.

“Së bashku me rreth 60 milionë të rinj dhe të rritur numri i analfabetëve tejkalon shifrën 70 milionë”, u shpreh ai.

Haladu më tej theksoi se popullsia e vendit në vitin 2050 do të jetë në mesin e 3 vendeve më të populluara në botë.

“Këto numra përbëjnë një problem serioz për një vend. Qeveria federale, administrata shtetërore, organizatat joqeveritare dhe ato ndërkombëtare marrin hapa të përbashkëta për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Haladu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme