Më shumë se katër milionë nënshkrime kundër Brexit

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Një peticion online që i bën thirrje Qeverisë për heqjen e nënit 50 dhe anulimin e Brexit-it, ka arritur më shumë se katër milionë nënshkrime.

Peticioni, i filluar në fund të shkurtit, është aktualisht i dyti më i popullarizuari në internet dhe ka shkallën më të lartë të regjistrimeve, sipas Komisionit zyrtar të Peticioneve.

Nënshkrimet vazhduan të shtoheshin edhe pasi kërcënimi i një mosmarrëveshjeje me 29 mars u hoq kur liderët e BE ranë dakord se Brexit mund të vonohej.

Analiza nga firma programuese Tableau e 16,000 mijë peticioneve që konkurrojnë në faqen e internetit të qeverisë treguan se peticioni për anulimin e Nenit 50 kishte tre herë më shumë nënshkrime sesa të gjitha peticionet tjera të kombinuara pro-Brexit-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme