Me Xhakën dhe Mustafin titullarë, Arsenali e kërkon gjysmëfinalen në FA Cup

Prishtinë | 28 Qer 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Arsenali e viziton Barmall Lane për t’u përballur me Sheffield United në kërkim të gjysmëfinales në FA Cup, me dyshen shqiptare – Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka – titullarë.

Takimi çerekfinale mes Sheffield dhe Arsenal nis në orën 14:00.

Ish-përfaqësuesi shqiptar i Gjermanisë, Shkodran Mustafi, dhe kapiteni shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, do të luajë nga fillimi si zakonisht nën urdhrat e Mikel Artetës.

Ndërkohë, titullar rikthehet edhe David Luiz, por mungojnë Bernd Leno, Calum Chambers dhe Gabriel Martinelli, të cilët janë të lënduar.

Fituesi i këtij dueli, i bashkohet Manchester Unitedit në gjysmëfinale, i cili u bë klubi i parë që e arrin gjysmëfinalen në FA Cup këtë sezon.

Formacionet zyrtare:

Sheffield United:

Të ngjashme