Mediat serbe: Përfaqësuesit e Listës Serbe kthehen në Mitrovicë

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Funksionarët dhe anëtarët e Listës Serbe, të cilët janë në Beograd, për shkak të seancës së Kuvendit të Serbisë, kanë udhëtuar këtë mëngjes për në Mitrovicë.

Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave, një veprim i tillë i tyre vjen pas gjendjes së krijuar në veri, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet tutje, “ata e kanë bërë për të qenë me serbët në situatën ku ROSU arrestoi disa serbë të Kosovës”.

Ndryshe, pas aksionit të njësive të ROSU-s të ndërmarrë në komunat veriore të Kosovës, kanë ardhur edhe reagime nga Serbia.

Ndër reagimet e para ka qenë edhe ai i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas mediave ka urdhëruar njësitë ushtarake të jenë në gjendje gatishmërie.

Gjithashtu, është raportuar se Ministria e Brendshme gjithashtu ka vënë në gjendje të plotë gatishmërie njësinë e policisë speciale.

Megjithatë, përveç këtyre, mediumi serb Blic.rs raporton se presidenti Vuçiq ka një takim edhe me Këshillin për Sigurinë Kombëtare. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme