Mediet serbe “evidentojnë” 5 gabimet e specialëve kosovarë gjatë arrestimit të Gjuriqit

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 12:09 | Nga

Mediet serbe po vazhdojnë të merren me arrestimin dhe poshtërimin e Marko Gjuriq nga Njësia Speciale e Intervenimit të Kosovës. Gazeta “Blic, në një shkrim me titul tendencioz “5 arsye se përse ROSU është një bandë e organizuar”, rendit disa gabime “amatoreske” të specialëve të Kosovës.

Sipas serbve, ROSU bëri këto gabime gjatë arrestimit të Gjuriçit

1. Strategjia

ROSU e la Gjuriçin që të futej në një ambient të mbyllur, me vetëm një dalje duke u mbrojtur nga një numër i madh serbësh. Ishte një arrestim me mjaft risk. Ata ndejtën për 10 minuta ballë për ballë me kordonin e serbve që po mbronin Gjuriçin.

2. Pajisjet

Ndërkohë që serbët që mbronin Gjuriçin ishin me fytyrë të mbuluar, një numër i madh forcash speciale të Kosovës nuk kishin kapuça. Krahas kësaj, sipas serbve, armatimi i tyre ishte i ndryshëm. “Janë regjistruar të paktën katër lloje të ndryshme armësh”, shkruan gazeta serbe.

3. Rreshtimi i gabuar

Ndërkohë që lideri i grupit të policëve ishte duke negociuar me kordonin e serbve, policët nuk krijuan një kordon të mirëfilltë para tyre, por ishin të çorganizuar. Kjo u vërtetua edhe kur njëri prej tyre mori një goditje në fytyrë nga një serb.

4. Bomba shokuese

Janë hedhur disa bomba shock-u kur policët hynë brenda, por të paktën dy prej tyre dëmtuan më shumë policët se sa turmën e serbve. Bombat u hodhen në një largësi jo më të madhe se dy tre metra, kurse një tjetër tek këmbët e policëve.

5. Arrestimi i dhunshëm

Gjuriç ishte i paarmatosur dhe i dorëzuar, por ata e kapën me duar nga pas duke e trajtuar si kriminel. Forcat speciale ndërhyjnë shpejt dhe pastër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme