Kandidati i AKR-së, për kryetar të komunës së Prishtinës Gëzim Mehmeti, të enjten ka vizituar organizatën “Handikos”, raporton Ekonomia Online.
Mehmeti në takim me udhëheqësit e kësaj organizate u ka garantuar atyre ndarjen e 200 mijë eurove, nga të cilat 50 mijë do të dedikohen për shërbimet primare dhe aktivitetet.
Qasja në të gjitha rrugët e kryeqytetit, sipas Mehmeti, nuk do të jetë më problem për personat me nevoja të veçanta.
Krejt kjo ngase sipas tij, askush nuk mund të aplikojë për leje të ndërtimit pa i plotësuar kushtet e qasjes së këtyre personave.
“Do të ndahen 200 mijë euro, 50 mijë për shërbimet primare dhe aktivitetet. Ky zotim përballohet bazuar në planet buxhetore. Çdo rrugë e re, shtigjet do të jenë sipas standardeve”.
“Edhe ju duhet të jeni më të zhurmshëm ngase janë hartuar ligje pa plane dhe kjo është kompetencë qendrore. Ligji i prokurimit ka qenë kancer për projektet, pra ligjet veç duhet me i zbaruar ne”.
“Janë ndarë 2 milionë për projektet dhe ata që aplikojnë për leje nuk mund të aplikojnë për leje nëse nuk i plotësojnë kërkesat tuaj dhe s’ju japin qasje”.
Drejtori i “Handikosit”, Afrim Maliqi, ia ka dorëzuar, Mehmeti pesë kërkesa që ata i kanë sa i përket qasje më të lehtë në rrugë dhe ndërtesa.
Madje ai ka thënë se edhe ata duhet që të jenë të përfshirë në hartimin e planeve zhvillimore, raporton EO.
“Kompanitë e ndërtimin nuk i plotësojnë kushtet, thonë se nuk iu ka kërkuar askush. Në kërkojmë përfshirje në hartimin e planeve zhvillimore”.