Mehmeti: Investimet e shumta në Marec po i rikthejnë banorët

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR, Gëzim Mehmeti u mikprit ngrohtë nga banorët e fshatit Marec me pjesëmarrjen e dhjetra banorëve në tubimin e organizuar.

Bashkë para banorëve me të ishte edhe nënkryetari aktual i Prishtinës, Selim Pacolli i cili tha se Mehmeti është krahu i djathtë i tij dhe se pa të, shumë projekte infrastrukturore nuk do ishin realizuar.

Kandidati Mehmeti u zotua para banorëve se do të ndërtoj një çerdhe, do të përfundoj rrugët e mbetura në gjysmë dhe do të krijoj “Institutin e Bletës” që do i jap hov të madh zhvillimit ekonomik.

Ai po ashtu tha se është i lumtur kur pa se shumë shtëpi kishin filluar të ndërtoheshin pasi kjo për të do të thoshte se banorët janë të gatshëm për të investuar në Bujqësi, Blegtori e Bletari pas investimeve të shumta në infrastrukturë.

Të ngjashme