Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR-ja, Gëzim Mehmeti, ka shpalosur programin e tij politik para qytetarëve të lagjes “Ulpiana”, raporton Ekonomia Online.
Mehmeti ka theksuar se programi i tij për këtë lagje u mundëson qytetarëve perspektivë më të mirë, teksa shtoi se programi i tyre derivon nga nevojat e qytetarëve.
“Ulpiana është një ndër lagjet më të vjetra në kryeqytet. Ne kemi një program që derivon nga kërkesat e qytetarëve, që nënkupton që nuk rri në zyrë, por jam afër qytetarëve. Ne e kemi në plan që qytetari bashkëqeveri me neve, që do të jemi transparent”, tha Mehmeti.
“Në Ulpianë do të investojmë mbi 1.5 milionë euro, 15 parkingje në Ulpianë, e qe do të kenë mundësi t’i parkojnë dhe të jenë të sigurt. Kemi një koncept të avancuar, e që Prishtina e ka humbur këtë afat pas viteve 1999, ku shumë ndërtime janë bëre. E këtë nuk do ta lejojmë, që përmes teknologjisë informative, do t’iu mundësojmë aplikimin për leje. Ulpiana ka shumë gjelbërim, ku në këtë pjesë kemi menduar 5 vende për lojëra. AKR ka kandidatë ekspertë te cilët dëshirojnë që të japin kontribut për qytetin e tyre. Kërkoj nga ju që këtë ekip t’i votoni”, tha Mehmeti.
E kandidatja për asamble nga kjo lagje, Delvina Tahirsylaj, ka thënë se investimet në këtë lagje do të jenë të njëjta si në ato tjera, raporton EO.
“Unë jam lindur në këtë lagje, e jam rritur këtu. Përpara ka qenë lagje shumë me e bukur por jo tashmë nuk është e njëjta, dhe AKR besoj se do ta bëj të njëjtë sikurse në lagjet tjera”, u shpreh ajo.
Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka kërkuar përkrahje për Mehmetin, për siç ka thëne ai që të përfundojnë gjitha programet për lagjet e Prishtinës.
“Ne edhe sot jemi këtu prezent si në shumë lagje, por edhe në shumë lagje do të jemi për ta shpalosur programin e kandidatit tonë, Gëzim Mehmeti, dhe besoj se Gëzimi do ta ketë përkrahjen e gjitha lagjeve. Ne asnjë moment nuk kemi qenë të ndarë, por j kemi ideuar shumë programe. Unë bëj thirrje që të votohet ky program në mënyrë që të të përfundojnë të gjitha planet e kandidatit tonë”, tha Pacolli.