Melania zbulon se çka mendon për përdorimin e rrjeteve sociale nga presidenti Trump

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Zonja e Parë Melania Trump  bëri paraqitjen e saj të parë vetëm në mbështetje të fushatës zgjedhore të burrit të saj, Donald Trump, për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Duke folur në Pensilvani, ajo tha: “Ai pëlqen që vendi i tij dhe ata që e rrethojnë të kenë sukses “.

Trump gjithashtu qeshi kur pranoi se nuk ishte gjithmonë dakord me mënyrën se si Trump i thotë gjërat në mediat sociale.

Sa i takon menaxhimit të pandemisë, ajo akuzoi Biden dhe demokratët se e përdorën politikisht.

“Ata vunë  axhendat e tyre përpara mirëqenies së popullit amerikan” tha ajo duke i konsideruar të pabaza akuzat e tyre ndaj Trump.

“Ne nuk mund mbyllemi dhe fshihemi nga frika. Ne duhet të punojmë për të gjetur zgjidhje reale dhe të qëndrueshme, “shtoi Zonja e Parë.

Trump denoncoi gjithashtu atë që ajo e quajti “axhenda socialiste” e Biden dhe kritikoi mbulimin nga media të “thashethemeve të pavërteta dhe intrigave ” në Shtëpinë e Bardhë.

Të ngjashme