Ky është një prej qyteteve më të shkëlqyera në botë, një kombinim magjik i ngjyrave dhe kanaleve që shkëlqejnë, veçanërisht në qershor, kur dielli nuk largohet prapa Detit Baltik deri rreth mesnatës.
Vizitorët dhe banorët enden nëpër rrugë dhe nëpër breg deri në orët e hershme të ditës së re gjatë pjesës tjetër të vitit. Por këto ditë ka vetëm një agim të shkurtër, shkruan Koha Ditore.
Një aktivitet i pëlqyer i mesit të natës po ndodh në port, ku mijëra veta po mbushin brigjet e lumit Neva për të shikuar ngritjet e urave në mënyrë që anijet të kalojnë.
Drita gati e pandërprerë në këtë veri të largët vepron si lloj termocentrali njerëzor, duke ushqyer vazhdimisht miliona trupa dhe duke penguar ata që të marrin sinjalet që duhet për të mbyllur ditën që çon përfundimisht në gjumë.