Mërgimtari humb jetën pas një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 15:50 | Nga

Policia e Ferizajt ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Shtetasi i Norvegjisë, ngasës i veturës BMW nuk është përshtatur me kushtet e rrugës dhe është rrotulluar, e që sipasojë ka marrë plagë të rëndë trupore, të cilave nuk ka arritur as tu mbijetojë.

“Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës BMW me targa të Norvegjisë ( F.S. m/sh/shtetas i Norvegjisë , 26 vjeç) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,me pjesën e përparme të automjejtit godet rrethin dhe pastaj rrotullohet , me ç’rast pëson lëndime të rënda trupore. Të lënduarit, fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt,e pastaj është dërguar në QKUK Prishtinë, ku pas një kohe kemi pranuar informatën se i njejti ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Rastin po e hetojnë njësitet e trafikut të PK-së.

Të ngjashme