Mërgimtari nga Austria rrah ish të dashurën, arrestohet

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë mbrëmjen e djeshme, ka bërë të ditur Policia e në raportin ditor.

Bëhet e ditur se personi i arrestuar është një mërgimtar i cili kishte sulmuar ish të dashurën e tij.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës në ora 21:05, ku mërgimtari i ardhur nga Austria është arrestuar pasi që i njëjti kishte sulmuar ish të dashurën e tij.

Me vendim të prokurorit kujdestar, mërgimtari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme