Merkel dhe Macron i kërkojnë Rusisë lirimin e marinarëve ukrainas

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkuan nga Rusia të lirojë marinarët ukrainas që ishin rrëmbyer së bashku me anijet e tyre muajin e kaluar në ngushticën Kërç, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov, raporton Reuters.

Moska ka akuzuar 24 marinarë për kalim të jashtëligjshëm të kufirit rus.

Ukraina tha se Rusia kapi tre nga anijet e tyre dhe akuzoi Moskën për agresion ushtarak.

Me këtë rast dy presidentët kërkuan nga Rusia lirimin e marinarëve ukrainas.

“Ne kërkojmë një transit të sigurt, të lirë dhe të papenguar për të gjitha anijet përmes ngushticës Kërç dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të gjithë detarëve ukrainas të ndaluar ilegalisht”, tha Merkel dhe Macron në një deklaratë të përbashkët.

Pas kapjes së detarëve dhe anijeve të tyre, Kievi i ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë të marrin në konsideratë sanksione të tjera kundër Moskës. Rusia ka akuzuar Ukrainën për komplotin me perëndimin për të provokuar një krizë.

Të ngjashme