Merkel: Gjermania do të ndalojë së ekstraduari qytetarët në Britani pas Brexit

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Gjermania nuk do të ekstradojë asnjë qytetarë në drejtim të Britanisë së Madhe me t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë të ditur se shteti i saj menjëherë do të ndalojë dorëzimin e qytetarëve drejt Britanisë dhe kjo do të ndodhë edhe nëse ata lënë BE-në me marrëveshje, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ky njoftim ngrit shqetësim rreth Britanisë dhe BE-së rreth bashkëpunimit në fushën e sigurisë në krahasim me nivelin e tanishëm

Brexit do të ndodhë më 29 mars, që është pra data e fundit kur Britania e Madhe do të jetë pjesë e unionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme