Është hedhur shorti i çerekfinaleve në Nyon të Zvicrës, me ç’rast janë mësuar edhe katër çiftet e 1/4 së finales së Ligës së Kampionëve.
Padyshim që përballja më e fortë do të zhvillohet mes skuadrës së Real Madridit dhe Bayern Munichut.
Gjithashtu derbi i madh do të jetë edhe takimi mes Juventusit dhe Barcelonës.
Theksojmë se finalja do të zhvillohet në Cardiff të Uellsit.
Çiftet e çerekfinaleve:
Juventus – Barcelona
Bayern Munich – Real Madrid
Borussia Dortmund – Monaco
Atletico Madrid – Leicester City
Kujtojmë se kampioni aktual është Real Madridi, i cili ka fituar trofeun e kësaj gare elitare evropiane për klube 11 herë.