Meta takon senatorin Blunt: ShBA-ja partneri ynë strategjik

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta u prit në Uashington, në Senat, në një takim të veçantë nga Senatori Roy Blunt, Zëvendëskryetar i Konferencës të Senatorëve Republikanë.

“ShBA-ja, theksoi Presidenti Meta, “janë partneri ynë strategjik, ndaj forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve është i një rëndësie vitale për ne”.
“Angazhimi i SHBA në rajonin tonë mbetet kyç edhe për të ardhmen, në mënyrë që të konsolidohen arritjet e deritanishme, si në drejtim të stabilitetit e sigurisë ashtu edhe të përparimit të demokracisë e prosperitetit.

“Ndaj ne mbështesim fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s, dhe pas anëtarësimit të Malit të Zi vlerësojmë se edhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të ishte një arritje tepër pozitive për të ardhmen e të gjithë rajonit tonë”, u shpreh Presidenti Meta.

Në këtë drejtim të dy bashkëbiseduesit shprehën dëshirën që Parlamenti i Maqedonisë të marrë përgjegjësitë e duhura përmes bashkëpunimit për t’iu përgjigjur aspiratës legjitime të shumicës së qytetarëve për anëtarësim në NATO e BE, shkruan syri.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme