Ekonomia Online
FUNDIT

Michel Barnier: Kërkesat e Boris Johnson për Brexit janë të papranueshme

Michel Barnier: Kërkesat e Boris Johnson për Brexit janë të papranueshme

Kryenegociatori i Bashkimit Europian për çështjen Brexit, Michel Barnier, ka kundërshtuar dëshirën e kryeministrit të ri britanik, Boris Johnson, për të rinegociuar marrëveshjen e largimit të Britanisë së Madhe nga blloku. Johnson i cili është emëruar Kryeministër i Britanisë së Madhe të mërkurën, ka thënë se deri më 31 tetor të këtij viti, do ta […]

Kryenegociatori i Bashkimit Europian për çështjen Brexit, Michel Barnier, ka kundërshtuar dëshirën e kryeministrit të ri britanik, Boris Johnson, për të rinegociuar marrëveshjen e largimit të Britanisë së Madhe nga blloku.

Johnson i cili është emëruar Kryeministër i Britanisë së Madhe të mërkurën, ka thënë se deri më 31 tetor të këtij viti, do ta largojë vendin nga Bashkimi Europian me ose pa marrëveshje, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ai e ka kundërshtuar marrëveshjen e arritur të paraardhëses së tij, Theresa May, me 27 vendet e BE-së.

Ndërsa Barnier u ka dërguar një e-mail të gjitha vendeve anëtare të BE-së, ku i ka paralajmëruar ato për dëshirën e papranueshme të Boris Johnson.

“Është thelbësore që Bashkimi Europian të qëndrojë mbi parimet dhe udhëzimet e saj dhe të tregojë solidaritetin dhe unitetin e 27 vendeve anëtare”.

Here’s the @MichelBarnier email to EU member states calling Boris’ statement “rather combative” and basically unnegotiable. pic.twitter.com/wUAizfXsUB

— Alex Barker (@alexebarker) July 25, 2019

Të ngjashme