Milaim Zeka për koalicionet e partive: Po ndodhë prostitucion politik

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Euro-Atlantike të Kosovës, Milaim Zeka, e ka quajtur ”prostitucion politik” mënyrën se si liderët e subjekteve partiake po bëjnë koalicionet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Milaim Zeka në Info Magazine të Klan Kosovës, komentoi edhe deklaratat e Shpend Ahemtit se ”krahu i luftës duhet të shkojë në pension”, duke thënë se nëse duhet ndodhur një gjë e tillë, i pari që duhet të ikë nga politika është Ramush Haradinaj.

”Sot ka pasur aderim nga Zelanda e Re mbesa e të madhit Masar Krasniqit. Janë koalicione aq hipokrite, biseda aq të pafytyra”.

”Nëse shkojnë njerëzit e luftës në pension, i pari prej tyre është Ramush Haradinaj. Ne nuk ka futur Millosheviqi dhunshëm, jemi në këtë liri të brishtë që e kemi, duhet të flasim natyrshëm për koalicionet”.

”Me të hyrë në Parlament, së pari e kam goditur në kokë Nismën, pastaj i kam rënë PDK-së e AAK-së që e kanë rrjepë Post Telekomin e Kosovës. Albin Kurti e ka gjuajtur me molotov shtëpinë e Isa Mustafës, e ka quajtur Isa Mustafën ‘’Argat të Serbisë’’. Unë mund të gjuaj dikë me vezë, por kur e gjuaj dikë me sprej, aty ka diçka personale”.

”Çka do të kishte menduar opinioni sikur unë të kisha hy në koalicion me Frashër Krasniqin? Kështu janë duke bërë, njerëzit që janë sha, janë rrah mes vete, që e kanë quajt njëri-tjetrin haraqexhinj, kriminelë?”.

”A mendon se unë kisha mund të shkojë në koalicion me të madhin Ramiz Lladrovcin? Ky është prostitucion politik. Çfarë fytyre kanë Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, kur kanë shkuar në koalicion me AKR-në kur e kanë quajtur Behgjet Pacollin, rus”.

”Unë me njeriun që e kaloi kufirin e fyerjes, me të nuk bëjë koalicion. Kosova është tepër e vogël, kam dalur në çdo lagje, pa truproje. Deri më sot s’do të të telefonojë ty dikush që thotë se Milaim Zeka i ka dikujt borxh. Kurrë nuk kam bërë asnjë shpenzim me buxhet të Kuvendit të Kosovës”.

”Për mua paraja publike, ka qenë dhe do të mbetet e shenjtë deri në vdekje. E vetmja parti që do t’i heq targat e makinave Z, jemi ne. Kam qenë me ta gjithnjë kritik. Kush e bëri komisionin për hetimin ne Post Telekomin e Kosovës? Unë. Rezultatet janë kolosale, kemi zbuluar të gjitha skandalet e menaxhmentit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme