Milani fiton Superkupën e Italisë

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 21:20 | Nga

Milani e ka fituar Superkupën e Italisë duke e mposhtur Juventusin në finalen e zhvilluar në Doha të Katarit. Ndeshja e rregullt përfundoi me barazim 1-1.

Chiellini shënoi për 1-0 në fillimin e ndeshjes, por që Bonaventura barazoi rezultatin në minutën e 38 të ndeshjes.

Fituesi i Superkupës nuk u përcaktua as pas 120 minutave lojë ndërsa penalltitë ishin vendimtare. Marchisia, Higuain dhe Khedira shënuan për Juven ndërsa për Milanin të saktë ishin, Bonaventura, Kucka, Suso e Pasalic për fitoren dhe triumfin në Superkupë.

Dybala ishte figura tragjike e ndeshjes pasi që huqi penalltinë e fundit për Juven.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme