Ende pa u mbyllur sezoni aktual dhe me vendosjen në rrezik të objektivave kryesorë të Milanit, hierarkia drejtuese e skuadrës legjendare në futbollin botëror po sheh sesi mund të ringrejë klubin në majat kontinentale.
Hapi i parë që paralajmërojnë të gjithë është ndryshimi në pankinë.
Emri më i kuotuar së fundmi për të marrë drejtimin teknik të skuadrës së serisë A është Ralf Rangnik. Një trajner që imponon respekt dhe që ka fituar admirimin në cilindo ekip që ka drejtuar në Bundesliga, gjermani duket se ka avancuar bisedimet e tij me Milan.
Gazeta franceze L’Ekip shkruan se Rangnik ka firmosur edhe një parakontratë me kuqezinjtë që përfshin edhe një penalitet për secilën palë, në rast se nuk do të respektohet, qoftë kjo nga trajneri apo edhe nga klubi.
Në rangjet drejtuese të Milan, Boban dhe Maldini janë të kënaqur me punën e trajnerit Pioli por posti i tij është ende larg konfirmimit. Do të duhet një vend i katërt në renditje që ai të fitojë kontratën e re, pasi Champions është 10 pikë larg.
Pikërisht këto kërkesa afrojnë ekipin italian me Rangnik, 61-vjecarin që ka lënë shenjën e tij në Bundesliga, me Stuttgart, Hannover, Schalke , Hoffenheim dhe Lajpcig