Milani mbush arkën nga ndeshja me Tottenhamin

Prishtinë | 15 Shk 2023 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Milani ia doli mbrëmë të fitonte 1-0 ndeshjen e parë ndaj Tottenhamit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Brahim Diaz, që përfitoi nga gabimi i mbrojtjes së Spurs.

Ishte një lojë e balancuar në San Siro, mirëpo padyshim se ky është një motiv shtesë për Rossonerët që shkojnë në ndeshjen e dytë me epërsi.

Mirëpo, Milani nuk fitoi vetëm në fushë mbrëmë, ata mbushën edhe arkat e tyre me këtë triumf të arritur ndaj skuadrës angleze.

Sipas Sky Sport Italia, klubi italian ka fituar mbi nëntë milionë euro nga ky duel.

Të pranishëm në San Siro ishin 74,320 tifozë, duke bërë që Milani të përfitojë një shumë të majme nga kjo ndeshje.

Pavarësisht se ishte një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, kishte ende bileta online të pashitura në ditën e ndeshjes.

Të ngjashme