Ministri britanik: Në pesë vitet e ardhshme mund të hyjmë në luftë me këto 4 shtete

Prishtinë | 16 Jan 2024 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Ky vit duhet të shënojë një pikë kthese për të vendosur të ardhmen e mbrojtjes së Britanisë. Kështu deklaroi të hënën ministri Grant Shapps, duke thënë se duhet të përcaktohen hapat për mbrojtjen e Britanisë kundër kërcënimeve të paraqitura për një numër konfliktesh që “ka gjasa të rritën”.

Në një fjalim të tij, ai ka thënë se bota po bëhet më e rrezikshme dhe që do të kërkoj që Britania dhe aleatët të merren me fuqitë “irracionale”.

Shapps tha se qeveria do të përpiqej të rriste shpenzimet e mbrojtjes me 2.5 përqind të GDP-së – diçka që ai u bëri thirrje vendeve të tjera ta bënin.

“Në pesë vjet, ne mund të shikojmë teatro të shumtë duke përfshirë Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut. Pyesni vetën… a ka më shumë gjasa që ky numër të rritet apo të zvogëlohet? Unë dyshoj se të gjithë e dimë përgjigjen. Gjasa është të rritet.

Ai tha se Britania po shpenzonte më shumë para për mbrojtjen sesa që e kishte bërë ndonjëherë.

I pyetur nëse qeveria do të shkojë përtej shpenzimeve aktuale, një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak tha se kjo është çështje e ministrit të financave, por se qeveria po zgjeronte shpenzimet e mbrojtjes.

I prirur për të nënvizuar angazhimin e Britanisë në botë, Shapps tha se Britania po angazhon 20,000 trupa ushtarake për shërbim në gjithë Evropën dhe në një stërvitje të madhe të NATO-s në gjysmën e parë të këtij viti, duke përfshirë anije luftarake dhe avionë luftarakë.

“Mbretëria e Bashkuar është një nga ato vende që tradicionalisht ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë në nivel kur është e nevojshme.”.

Të ngjashme