Ministri izraelit i mbrojtjes thotë se Izraeli do të kalojë në “fazën tjetër të luftës”

Prishtinë | 08 Jan 2024 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Forcat izraelite do të zhvendosen nga “faza intensive e manovrimit të luftës” drejt “llojeve të ndryshme të operacioneve speciale”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“Ne jemi afër fazës tjetër në veri, duke përfshirë qytetin e Gazës”, ku trupat izraelite kanë vendosur kryesisht kontrollin, të paktën mbi tokë, tha Gallant në një intervistë me Wall Street Journal, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa dhjetëra mijëra civilë të tjerë grumbullohen në pjesët jugore të Gazës, Gallant pranoi se ofensiva ushtarake e Izraelit duhet “të marrë parasysh numrin e madh të civilëve” dhe taktikat ushtarake duhet të përshtaten.

“Do të duhet pak kohë”, tha Gallant. “Por ne nuk do të dorëzohemi”.

Të ngjashme