Ministri Lluka ftohet të raportojë në komision për gjendjen në Postë e Trepçë

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 10:52 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka ftuar për raportim ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka për gjendjen në Trepçë dhe Postë.

Mimoza Kusari, nga Alternativa tha se përpos Trepçës gjendja është shqetësuese është edhe në Postë, raporton Ekonomia Online.

“Përveç Trepçës ne kemi komunikatën e menaxhmentit të Postës, është shqetësues që s’ka mjete për pagat. Duhet të ftohet ministri në komision. Në kohën e parë të mundshme të caktohet takimi”.

Dardan Sejdiu, nga VV tha se ministri duhet të raportojë për gjendjen në Trepçë dhe Postë.

“Propozoj që raportimi i ministrit të bëhet të premten, me dy pika për gjendjen në Trepçë dhe Postë. Humbjet janë të gjeruara prej Telekomit 29 milionë humbje”.

Edhe Hykmete Bajrami, nga LDK u pajtua që të ftohet ministri për raportim.

“Pajtohem me thirr ministrin me pa gjendjen në të cilën për Trepçën dhe Postën. Nuk duhet të formojmë grupe punuese papërfunduar”.

U vendos që mbledhja e ardhshme të mbahet të hënën në ora 11.

Në këtë mbledhje komisioni ka miratuar rekomandimet për Projektligjin për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës.

Gjithashtu është diskutuar lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e kompetencave të Parlamenteve të Evropës Juglindore mbi efiçiencën e energjisë.

Leonora Kryeziu, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), tha se janë duke punuar në një projekt i cili ka për qëllim nxitjen e shkëmbimin e përvojave mes deputetëve në rajon.

“Jemi në fazën e tretë të projektit që nga viti 2010. GIZ-i e ka parë të arsyeshme të punojmë tutje. Kemi pasi tri konferenca rajonale në kuadër të projektit. Projekti do të zgjasë deri në qershor të 2019-ës. Qëllimi është që të nxisim shkëmbimin e përvojave mes deputetëve në rajon”.

“Në mars të vitit 2019 kemi një dëgjim rajonal për eficiencën e energjisë. Do ti kemi të planifikuar një analizë për obligimet që i kemi marrë për fushën e efiçiencës dhe energjisë. Ka kundërthënie mes ligjeve që e pamundësojnë implementimin e planeve. Kemi pa mjaft shumë sfida”.

Sala Berisha Shala, tha se do të mbështesë idenë që të bëhet një grup parlamentar që do të kujdestaronte në kryerjen e obligimeve të deputetëve.

“Do të mbështesë idenë që të jetë një grup parlamentar që do të kujdestaronte në kryerjen e obligimeve tona. Ne do të bashkëpunojmë me ju, komisioni ka nevojë për rekomandime, vërejtje. Ju premtoj se kur te na vij nw Kuvend projektligji do të ju ftojmë”.

Të ngjashme