Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është duke zhvilluar një takim me minatorët e “Trepçës”, të cilët kanë hyrë në ditën e pestë të grevës, në përpjekje për t’i bindur të ndalin grevën dhe të gjejnë një zgjidhje.
Për pesë orë, ministri Lluka është “ngujuar” në një mbledhje me përfaqësuesit e minatorëve të Trepçës, të cilët kanë nisur grevë që nga fillimi i kësaj jave, shkruan Express.
Sipas burimeve, Lluka dhe minatorët janë afër arritjes së një marrëveshjeje të përbashkët për ndërprerjen e grevës.
Kërkesat e minatorëve të “Trepcës” janë që të ndryshohet Statuti i Trepçës dhe Ligji për Pensionet, duke ofruar 70 për qind të pagës për minatorët nga 50 deri 55 vjet, si dhe Ligji për Invalidë dhe për Sigurimin Shëndetësor.