Ministri Lluka pjesë e konferencës për Menaxhimin dhe Sfidat e Ndërmarrjeve Publike

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me ftesë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (European Bank for Reconstruction and Development (EBRD)) mori pjesë në konferencën për Menaxhimin dhe Sfidat e Ndërmarrjeve Publike.

Ministri Lluka në këtë konferencë ishte pjesë e panelit të moderuar nga ekonomisti kryesor në BERZH, Sergei Guriev.

Kreu i MZHE-së, përpos konferencës, ka shfrytëzuar rastin që të takoj Patrick Walsh, Jens Lundsgaard, Milan Martin, të gjithë Anëtarë të Bordit të Bankës dhe Pierre Heilbronn, zv. President i Bankës, me të cilët diskutoi për të shtyrë përpara axhendën e privatizimit të Telekomit dhe rritjen e investimeve në sektorin e ujërave, energjisë dhe minierave.

Në vitin 2019, fokus të veçantë do të zë sektori minerar me strategjinë e re të aprovuar nga bordi i BERZH, me të cilët Ministri Lluka ka diskutuar për intensifikimin e punëve në zhvillimin e “Trepçës” dhe 11 zonave me interes të veçantë si dhe promovimin e tyre tek kompanitë minerare të listuar në bursën e Londrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme