Ministri Matoshi: Edhe 150 mijë euro përkrahje për Gjakovën

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 150 mijë euro, si shpërblim që kjo komunë ka marrë nga fushata “Ta pastrojmë Kosovën”, transmeton Ekonomia Online.

Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi Ministri Matoshi deklaroi se ky grant prej 150 mijë euro është shpërblim për komunën e Gjakovës, për angazhimin e Komunës dhe qytetarëve të kësaj komune në pastrimin e mjedisit, largimin e deponive ilegale të mbeturinave si dhe krijimin e hapësirave të reja të gjelberta e mirëmbajtjen e atyre ekzistuese.

“Mjetet financiare për këtë shpërblim kanë qenë të paraparë me buxhetin e këtij viti dhe ne tani përmes këtij memorandumi po i bartim këto mjete financiare tek komuna e Gjakovës”, theksoi Ministri Matoshi.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka falënderuar Ministrin Matoshi për mbështetjen në realizimin e këtij granti që komuna e Gjakovës e ka fituar në kuadër të aksionit për pastrimin e Kosovës.

Të ngjashme