Ministri Shala kërcënohet nga një komentues serb në Facebook: Do të therim si lepurin

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë kërcënime në llogarinë e tij në Facebook pas vendimit të qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Një komentues serb, i ka thënë Shalës se ‘do ta therin sikur lepurin’.

“Këtë do të ta bëjmë shqiptar, së shpejti do të të therim si lepurin”, shkruan një komentues me emrin, Zhelko Lepoja.

Ditë më parë Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Për këtë serbët në veri të Mitrovicës kanë paralajmëruar se nesër do të mbajnë një protestë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme