Ministri Tahiri pritet të japë dorëheqje

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i ka paralajmëruar dorëheqjen e tij kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Sipas raportimeve në disa media, Tahiri këtë vendim ia ka dorëzuar sot kryeministrit, ndërsa dorëheqja e tij lidhet me pakënaqësitë që ai i ka shprehur lidhur me funksionimin e punëve në sistemin e drejtësisë, sidomos me ndërhyrjet e shumta politike në dy muajt e fundit.

EkonomiaOnline ka provuar ta konfirmojë këtë nga Ministri, por deri më nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Të ngjashme