Ministri Tahiri takon protestuesit e Shërbimit Korrektues, u premton plotësim të kërkesave

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 12:20 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Po vazhdon protesta e punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ata me pankarta në duar po vazhdojnë të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Para pak minutave aty është parë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka dalë të bisedojë me protestuesit.

Tahiri ju tha protestuesve se gjatë nëntë muajve të ardhshëm do të angazhohen që t’i realizojnë kërkesat e punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“E di që keni arsye me qenë të prekur nga trajtimi i rritjes së pagave. Që kur kam marr mandatin angazhimi im ka qenë që ju me qenë të barabartë me policinë e Kosovës dhe pagat tuaja të jenë të rritura për 40%, sa do mbërrinin nivelin e policisë dhe shtesa të jetë e barabartë e policisë prej këtyre kërkesave kemi arrit mi plotësu 60% sepse shtesa ka mbet në momentin e fundit dhe pagën nuk arritëm me mbërri aty ku deshëm, por u bë rritja 25%, jo 40% sa kërkuam”, tha ai, raporton EO.

Ai tutje deklaroi se do të fillojnë angazhimin së bashku me punëtorët e Shërbimit Korrektues duke shpresuar se do të përkrahet edhe nga ministria e Financave dhe Zyra e Kryeministrit lidhur me këto kërkesa.

“Ju jeni një prej agjencive më të rëndësishme për zbatimin e ligjit, e di rrezikun dhe kemi punëtorë që jetojnë me pasoja të asaj që kanë pësuar nga puna të cilën e bëjnë. Do të angazhohemi që gjithë këtë periudhë që edhe me Zyrën e Presidentit, edhe me Sindikatën që të sigurohen 100% e kërkesave që ju keni bërë. Pra kemi kohë të mjaftueshëm për të punuar, pra i kemi 9 muaj ditë që kur Ligji prezantohet në Gazetën Zyrtare”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme