Ministria e Arsimit po e shqyrton mbylljen e shkollave

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është duke e shqyrtuar mundësinë e mbylljes së përkohshme të shkollave në Kosovë. Kjo masë pritet të merret për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Virus ky i cili deri më tani ka marrë jetën e afro 4 mijë personave në gjithë botën.

Ministrja e Arimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka thënë për Gazetën Express se dikasteri të cilin ajo e drejton, deri më tani ka zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë.

 “Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) është në kontakt me autoritete relevante rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19. Deri më tani janë zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka treguar se po shqyrtohet nëse duhet të ndërmerren masa tjera, siç është mbyllja e përkohshme e shkollave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme